MUNGON I AKUZUARI, SHTYHET SEANCA PËR SHANTAZH

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Seanca e paraparë të mbahej kundër Arjan Qajanit i akuzuar për veprën penale “shantazh”, nuk u mbajt për shkak se i akuzuari Qajani të premten nuk u paraqit në Gjykatën Themelore të Gjilanit. I akuzuari sipas shkresave të lëndës ishte ftuar në mënyrë të rregullt.

Prokuroria Themelore në Gjilan e akuzon Arjan Qajanin se më 26 mars 2016, me qëllim të përfitimit  të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personi tjetër e kishte kanosur të dëmtuarën Sh.A, në atë mënyrë që për mes rrjetit social facebook dhe përmes numrit të telefonit, i kishte kërkuar shërbime seksuale dhe gjithashtu duke kërkuar nga e dëmtuara t’i  dërgoj  mbushje të telefonit në vlerë prej 30 euro, duke e kushtëzuar se nëse nuk i përmbushë kërkesat e tij, foto e saj nudo do të shpërndahej në rrjetet sociale.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë