Pejë – Në Gjykatën në Themelore të Pejës, të enjten është shtyrë seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Ervin Kastratit, i akuzuar për veprat penale ushtrim i ndikimit dhe falsifikim i dokumentit zyrtar.
Seanca është shtyrë, pasi i akuzuari ka deponuar parashtresë në gjykatë, me të cilën kishte kërkuar nga kryetari i trupit gjykues Sami Sharraxhiu shtyrjen e seancës, me arsyetimin se të njejtit i kishte vdekur axha.
Ky shqyrtim gjyqësor po zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, ku sipas pretendimit të saj i akuzuari Ervin Kastrati më 22 maj 2014, ka ka pranuar përfitim në të holla për vete, që të ushtrojë ndikim mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, që brenda tri ditëve të siguroi një transformator, për çka i dëmtuari duhej të paguaj shumën prej 3.000,00 euro. Gjithashtu, më 19 gusht 2014, si person zyrtar i KEDS-it, në shkresat zyrtare shënon të dhëna të rreme, ku të dëmtuarit i lëshon fatura kinse i ka shlyer borxhin në tërësi, ndërsa i dëmtuari më vonë pranon faturën me borxhin e përgjithshëm 7.554,45 euro.