Mungon i akuzuari, shtyhet seanca për korrupsion

Raporton:Syzana REXHEPI

Gjilan–  Seanca e paraparë të mbahej të martën në Gjykatën Themelorë në Gjilan, është shtyrë për shkak se të akuzuarit Bozhidar Dejanoviq i kishte vdekur nëna dhe nuk ka mundur të merr pjese në këtë seancë.

Në lidhje me anulimin e kësaj seancë, gjyqtari Shala ishte njoftuar nga avokati Rrustem Latifaj, se të akuzuari Bozhidar Dejanoviq i kishte vdekur nëna . Kjo, sipas gjyqtarit Shala kishte qenë arsyeja për anulimin e seancës.

Sipas pretendimit të prokurorisë, i pandehuri Bozhidar Dejanoviq në cilësi të personit zyrtar-Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike-Ekonomike në Vërbovc, Komuna e Kllokotit, me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër, me dashje nuk ka kryer detyrat ligjore, duke u mundësuar tre mësimdhënësve realizimin e të ardhurave mujore. Sipas prokurorisë, i njëjti ka qenë në dijeni se këta mësimdhënës nuk kanë mbajtur asnjë orë mësimore për periudhën janar 2013 deri shkurt 2014, ashtu siç kanë qenë të obliguar sipas kontratës së punës. Me këto veprime i pandehuri i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Komunës së Kllokotit në vlerë prej 7.286,24 euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë