MUNGON I AKUZUARI, SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Është shtyrë seanca e paraparë të mbahej më 7 korrik 2016 në ora 11:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj ndaj të akuzuarit Bajram Ismajli i akuzuar për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte mungesa e të akuzuarit, për të cilin Kryetari i trupit gjykues Musa Konxheli konstatoi se Gjykata e ka dërguar ftesën në mënyrë të rregullt, prokurori e ka pranuar ftesën, por nuk e ka arsyetuar mungesën. Seanca e radhës nuk u caktua për ndonjë datë konkrete.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Bajram Ismajli, me të cilën i pandehuri sipas pikës 1 të aktakuzës akuzohet i pandehuri akuzohet për veprën penale “falsifikim i dokumenteve” nga neni 398 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sepse me datë 12 mars 2014 në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka përdorur dokumentin publik të falsifikuar si të vërtetë, parashtresën e palëve për ujdi- marrëveshje ndër-gjyqëse dhe të njëjtën parashtresë i pandehuri e ka prezentuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe atë gjatë seancës dëgjimore kinse Naim Ahmeti ka pranuar borxhin në shumë prej 168,00 euro

Sipas pikës 2 të aktit akuzues i pandehuri akuzohet për veprën penale “fajde në tentativë” nga neni 343  paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës sepse me datë 18 nëntor 2013 në Ferizaj ka tentuar që për vete të kontraktoj një shumë jo proporcionale në emër të kamatës për borxhin që i dëmtuari Naim Ahmeti ia kishte të pandehurit në atë mënyrë që duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit, i cili në pamundësi që të kthej borxhin në shumë prej 68,000 euro të cilin borxh i dëmtuari e pranon, mirëpo i pandehuri gjatë bisedave përmes telefonit i ka thënë të dëmtuarit se borxhi juaj është 168,000 euro, duke tentuar që ta bindte të dëmtuarin për të pranuar këtë shumë. Më pas rreth borxhit i pandehuri ka prezantuar një marrëveshje se kinse i dëmtuari i ka borxh të pandehurit në shumë prej 168,000 euro, ku shuma prej 100,000 euro është llogaritur kamatë.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë