Mungon i akuzuari, shtyhet seanca ndaj anëtarit të komisionit vlerësues për përzgjedhjen e drejtorit të njësive të QKUK-së
Raporton: Gzim SHALA
Prishtinë – Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nuk është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Xhavit Bicaj, i akuzuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Gjyqtari Shashivar Hoti ka bërë me dije se fletë kthesa e të akuzuarit nuk ka ardhë. Në këtë mënyrë, të akuzuarit do ti dërgohet përsëri ftesë nga ana e Gjykatës.
Kjo seancë është caktuar të mbahet me 21 tetor, në ora 10:00.
Xhavit Bicaj akuzohet se si anëtarë i komisionit vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e drejtorit të njësive përkatëse të QKUK në Prishtinë ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që ti shkelë të drejtat e të tjerëve. Sipas aktakuzës, i njëjti në këtë cilësi, ju ka dërguar testet me pyetje dhe përgjigje të sakta të intervistimit me shkrim dy të preferuarve të tij. Ai këtë e kishte bërë me qëllim që dy të të preferuarit e tij të dalin më të suksesshmit nga 30 kandidatët që kishin konkuruar.