Mungon i akuzuari, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për vjedhje rryme

20190408_093520 (3)
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Maj 15, 2019

Istog – Në Gjykatën Themelore Pejë, dega në Istog, ka dështuar të mbahet gjykimi, në rastin ku i pandehuri Niman Kabashi po akuzohet për veprën penale “lidhja e paautorizuar në shërbime”.

Shkak i dështimit të seancës fillestare, e paraparë për të mërkurën, ka qenë mungesa e të akuzuarit Kabashi.

Gjykatësi Arben Mustafaj, ka deklaruar se i pandehuri është ftuar në mënyrë të rregullt, por mungesën në seancë nuk e ka arsyetuar.

“Ndaj të njëjtit do të lëshohet urdhërarrest, në mënyrë që të sigurohet prezenca e tij në seancën e radhës”, ka thënë gjykatësi Mustafaj.

Në këto rrethana, gjykatësi Mustafaj, tha se seanca e radhës shtyhet në kohë të pacaktuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë më 18 janar 2019, duke e akuzuar të pandehurin Niman Kabashi me veprën penale “lidhja e paautorizuar në shërbime”, nga neni 321 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 13 janar 2017, në kohë të pacaktuar, në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut, i pandehuri pa autorizim të furnizuesit ka shpenzuar energjinë elektrike.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri është hasur nga komisioni i autorizuar i KEDS-it, në njehsor të pabllombuar, dhe pas inspektimit të mëtutjeshëm, respektivisht hapjes së kapakut për kontroll, i është gjetur se dy urat e tensionit L1 dhe L2 janë të larguara.

Sipas aktakuzës, ai me veprimet e tij i ka shkaktuar dëm në shumen prej 399.76 euro, të dëmtuarës KEDS. /Betimipërdrejtësi