MUNGON I AKUZUARI  PËR VJEDHJE TË DY DHIVE, URDHËROHET SELLJA ME FORCË E TË AKUZUARIT

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Për shkak të mungesës së Gëzim Avdylit i akuzuar për veprën penale vjedhje e rëndë, të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjilan nuk u mbajt seanca ndaj tij. Seanca u shty për 13 tetor 2016.

Gjykatësja Luljeta Shabani tha se për seancën e radhës të akuzuarit do t’i lëshohet urdhëresë për sjelljen e tij me forcë në Gjykatë.

I pandehuri Gëzim Avdyli, akuzohet se për shkak të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete ka kryer vjedhje në dëm të dëmtuarit Tomslav Markoviqit, në atë mënyrë që me përdorim të forcës, hapin derën e shtallës dhe nga aty merr dy bagëti të imta (dy dhi), duke i shkaktuar dëm në vlerë 300 euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë