Mungon i akuzuari për shkaqe shëndetësore, shtyhet seanca për korrupsion

Raporton: Valdet HAJDINI

Prishtinë – Seanca e paraparë të mbahej të mërkurën, në Gjykatën Themelorë në Prishtinë, është shtyrë për shkak se i akuzuari Naser Ljamalari i ishte nënshtruar një operacioni në zemër dhe mjekët i kanë ndaluar pjesëmarrjen në gjykim.

Në lidhje me anulimin e kësaj seancë, gjyqtari Hoxha ishte njoftuar nga avokati Skënder Musa, se i akuzuari Naser Ljamalari e kishte të ndaluar nga mjekët pjesëmarrjen në seanca gjyqësore për një muaj. Kjo, sipas gjyqtarit Hoxha kishte qenë arsyeja për anulimin e seancës.

Nga seanca e kaluar, mbrojtësi i Naser Ljamalarit, avokati Skënder Musa kishte njoftuar kryetarin e trupit gjykues, gjyqtarin Faik Hoxha, se klienti i tij ndodhet në spital dhe se prezenca e tij të në këtë seancë ka qenë e pamundur. Avokati Musa kishte premtuar se do të sillte raportin mjekësor për gjendjen e Ljamalarit dhe të vërtetonte saktësinë e pohimeve mbi operacionin.

Ndryshe, në maj të 2014-së Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër Hasip Kikës, Bekim Sylejmanit dhe Samet Ballazhit për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, lidhur me veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “marrja e ryshfetit”.

Të akuzuarit Bujar Loku, Ramadan Topjani, Tahir Curri, Kadri Kameri, Nazmi Kalisi dhe Xhemajl Ramushi akuzohen nga prokuroria për veprat penale “kontrabandimi i mallrave”, “shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” dhe “dhënia e rryshfetit”.

Ndërsa, Imer Azemi, Kadri Kurtishi, Nexhat Gashi, Gani Shabani, Agron Krasniqi, Rrahman Ljamalari, Januz Ljamalari, Naser Ljamalari, Isuf Ljamalari, Izair Alia, Bahtir Gashi dhe Bejtush Gashi akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “kontrabandim i mallrave”, “shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”.

Kadri Kurtishi dhe Tahir Curri akuzohen edhe për veprën penale “kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar ose i vijës kufitare”.

Sipas Prokurorisë kontrabandimi i mallit është bërë përmes Serbisë dhe Maqedonisë duke e sjellë kështu mallin në Kosovë, përkatësisht në disa prej firmave në Ferizaj dhe Prishtinë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë