MUNGON I AKUZUARI PËR MASHTRIM, SHTYHET SEANCA

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Seanca e paraparë të mbahej më 11 korrik 2016 në ora 11:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj,  ndaj të pandehurit Ardijan Ibrahimi, i akuzuar për veprën penale “mashtrim”, nuk u mbajt për shkak se mungoi i pandehuri. Gjykatësja individuale e çështjes, Hysnije Gashi konstatoi se pas mospranimit të ftesës së rregullt nga ana e të pandehurit për dy herë radhazi, dhe përkundër urdhrit për sjelljen me dhunë të tij, nuk është arritur të sigurohet nga ana e Policisë.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ngarkon të pandehurin Ardijan Ibrahimi me veprën penale “mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sepse më 8 nëntor 2014, rreth orës 18:99, në Ferizaj, me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete, duke paraqitur fakte të rreme apo duke fshehur faktet i ka shkaktuar dëm material personit tjetër ashtu që shkon në dyqanin e Përparim Mulakut dhe kërkon mbushje telefonike në vlerë 2  euro pastaj fillon të flasë rreth mbushjeve në mënyrë që t’a hutoj dhe i kërkon kthimin e kusurit kinse ia ka dhënë 20 euro, i dëmtuari i hutuar ia kthen parat por më vonë kupton se ka qenë i mashtruar.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë