MUNGON I AKUZUARI PËR KORRUPSION, SHTYHET SEANCA, URDHËROHET SJELLJA ME FORCË E TË AKUZUARIT

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Për shkak të mungesës së Imri Bajramit i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk u mbajt seanca ndaj tij. Seanca u shty për 6 tetor 2016.

Gjykatësja Valbona Selimaj – Musliu tha se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për mbajtjen dhe vazhdimin e këtij shqyrtimi gjyqësor. Andaj për seancën e radhës Musliu bëri të ditur që të akuzuarit do t’i lëshohet urdhëresë për sjelljen e tij në Gjykatë.

I pandehuri Imri Bajrami, akuzohet se më 13 janar 2009, në cilësinë e policit hetues, ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, duke pranuar 5 mijë euro, të cilat Agron Zhitia ia kishte dhënë mikut të tij, tani të ndjerit Beqir Kastratit, për t’ia dorëzuar policit Imri Bajramit, i cili u kishte premtuar se ka mundësi për t’i ndihmuar Ismail Zhitisë, babait të Agronit, që ta liroj nga burgu. Pasi që i kishte marrë paratë, nuk ishte lajmëruar më dhe i ndjeri Beqir Kastrati e kishte lajmëruar në polici rastin dhe i njëjti ua kishte kthyer paratë.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë