MUNGON I AKUZUARI NUK MBAHET SEANCA PËR VJEDHJE TË PYLLIT

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Seanca e paraparë të mbahej në ora 13:30, të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj ndaj të akuzuarit Leotrim Aliaj për shkak të veprës penale “vjedhje e pyllit”, nuk u mbajt pasi që mungoi i akuzuari.

Gjyqëtarja e çështjes, Hysnije Gashi konstatoi se i pandehuri është ftuar në mënyrë të rregulltë si dhe ftesën e ka pranuar ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar. Andaj për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore shqyrtimi gjyqësor i caktuar nuk u mbajt, ndërsa seanca e rradhës nuk u caktua për ndonjë datë konkrete.

I pandehuri Leotrim Aliaj me akuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj akuzohet për veprën penale “vjedhej e pyllit” sepse më 15 gusht 2014, në pyllin shoqëror, në rajonin ekonomiko-pyjor Nerodime – Jezerc në vendin e quajtur “Paralelja 25”, me qëllim të vjedhjes, me sharrë motorike kishte prerë nëntë copa drunjë të llojit ahu me dimensione të gjata 20-29 metra, me diametër 25-60 centimetër. Vlera e dëmit të shkaktuar është 2000 euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë