Mungon gjykatësi, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj drejtorit të Arsimit në Mamushë dhe drejtorit të shkollës “Ataturk”

GJ.Prizren (1)
Author

Raporton: Avni Berisha

Prill 27, 2021

Prizren – Ka dështuar të nis shqyrtimi kryesor në rastin e drejtorit të Arsimit në Komunën e Mamushës, Cafer Morina dhe drejtorit të shkollës së mesme në këtë komunë “Ataturk”, Rifat Krasniç, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e seancës së paraparë për të martën ishte mungesa e anëtarit të trupit gjykues, Sami Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e gjykatësit, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani ka thënë se i njëjti nuk mund të prezantoj në seancë për arsye shëndetësore.

Në këto rrethana, seanca e së martës u shty për 4 qershor 2021, në ora 10:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Cafer Morina si drejtor i arsimit në Komunën e Mamushës dhe Rifat Krasniç si drejtor i shkollës “Ataturk” akuzohen se në periudhën kohore 1 nëntor 2020, 23 nëntor 2020, në kohë të pacaktuar, duke shfrytëzuar detyrën ose autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre, me qëllim shkelin të drejtat e personit tjetër Ramadan Shanli, duke mos zbatuar qëllimisht ligjin mbi punësimin.

Sipas aktit akuzues, këtë e kanë bërë në atë mënyrë që të pandehurit themelojnë marrëdhënie pune me mësimdhënësit Kenan Morina dhe Fahri Morina në shkollën e mesme “Ataturk”, si dhe i akuzuari i parë Cafer Morina themelon marrëdhënie pune edhe në shkollën fillore “anadolu” me mësimdhënësen Hysnie Qabrati dhe shkollën “Zybejde Hanem” me mësimdhënësin Shakir Mazrek, pa zhvilluar procedurë konkursi dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin e Punës, konkretisht nenin 8. çka

Me këto veprime Cafer Morina dhe Rifat Krasniç akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1-3, nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi