Mungon dëshmitari, shtyhet seanca për rastin e “vetëgjyqësisë”

Raporton:Syzana REXHEPI

Gjilan – Seanca e paraparë të mbahej  të martën  në Gjykatën Themelore në Gjilan ndaj të akuzuarit Alisahit Qerimit për shkak të veprës penale “ Vetëgjyqësia”, nuk u mbajt pasi që mungoi dëshmitari Hysen Hoxha.

Gjyqtari i çështjes, Ramiz Azizi konstatoi se dëshmitari është ftuar në mënyrë të rregullt si dhe ftesën e ka pranuar ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar, andaj për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore shqyrtimi gjyqësor i caktuar nuk u mbajt, ndërsa seanca e radhës nuk u caktua për ndonjë datë konkrete.

I pandehuri Alisahit Qerimit  me akuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan akuzohet për veprën penale “Vetëgjyqësia” për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi me të dëmtuarin Agim Sejdiu, i cili në mënyrë arbitrare e ka ushtruar të drejtën që mendon se i takon, në vend se ťi drejtohet organit kompetent.

I dëmtuari pasi që kishte derdhur zhavor në parcelën e blerë nga i pandehuri, në bazë të para-kontratës mbi shitblerje dhe e cila evidentohet në listën poseduese. Dhe i pandehuri në emër të borxhit të mbetur, me kamion dhe eskavator e kishte tërhequr nga aty zhavorin. Kështu që i pandehuri me veprimet e tij në mënyrë arbitrare ka ushtruar një të drejtë për të cilën i pandehuri ka menduar se i takon atij në vend se ťi drejtohet organit kompetent për përmbushjen e obligimit.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë