Mungon dëshmitari, shtyhet seanca për korrupsion kundër zyrtarëve policor

Raporton: Valdet HAJDINI

Prishtinë – Mungesa e dëshmitarit kyç në këtë proces gjyqësor, ka bërë që të shtyhet seanca e shqyrtimit gjyqësor kundër ish-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Qamil Ibishi dhe Hamit Nura.

Kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri, ka sqaruar se kanë kërkuar nga Departamenti për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, brenda ministrisë së Drejtësisë, që t’i dërgohet ftesa dhe të ftohet në gjykatë, shtetasi Dejan Ristevcki. “Më 30 qershor 2016 iu kemi drejtuar Departamenti për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare për ftesën e të dëmtuarit Dejan Ristevcki, por deri më tani nuk kemi marr asnjë përgjigje” tha gjyqtarja Gërguri.

Ndryshe, ky rast është në rigjykim, pasi Gjykata e Apelit e ka kthyer lëndën në rigjykim, ndërsa dëshmitari kyç për tu dëgjuar është shtetasi i Maqedonisë, Dejan Ristevcki.

Seanca e ardhshme u caktua për 20 dhjetor 2016, me fillim prej orës 10.00.

Ky gjykimin zhvillohej ndaj dy të akuzuarve Qamil Ibishi dhe Hamit Nura, me pretendimin se me 20 tetor 2012, në magjistralen Prishtinë–Pejë, si pjesëtar të Policisë së Kosovës, në bashkëveprim kanë marrë ryshfet. Sipas aktakuzës ata kanë kërkuar dhe marrë ryshfet nga i dëmtuari Dejan Ristevcki, shtetas i Maqedonisë, për të mos i shqiptuar tiketë ndëshkuese për shkak të kundërvajtjes së shkaktuar në komunikacion.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë