Prishtinë – Seanca e paraparë të mbahet sot, ndaj të akuzuarve Azem Hajdari dhe Pren Krasniqi, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u shty për shkak të mosprezencës të dëshmitarit Leonard Hoxha. “Seanca e sotme duhet të shtyhet sepse nuk prezenton dëshmitari Hoxha, sepse i njëjti e ka ndërru vendbanimin dhe nuk e kemi ditur se ku ta dërgojmë ftesen për seancën e sotme” tha gjykatësja Shadije Gërguri. Pasi që palët u pajtuan me kërkesën e gjyqtarës Gërguri, e njëjta mori akvtendim që seanca e radhës e shqyrtimit gjyqësorë të mbahet më 6 prill 2016 në ora 11:00.
I akuzuari Azem Bajrami akuzohet se gjatë peridhës dhjetor 2012 e deri më 11 prill 2013, në cilësinë e personit zyrtar përgjegjës për menaxhimin e aseteve të KEK-ut, në mënyrë të vazhdueshme ka marrë ryshfet deri 4 mijë e 500 euro, nga tani i dëmtuari Leonard Hoxhaj, pronar i NTSH “EGC”, firmë e cila është marrë me shpërndarjen e rrjetit të internetit dhe kabllovikut.
Kurse i akuzuari tjetër Pren Krasniqi, akuzohet se në muajin mars 2013, i ka dhënë ryshfet të pandehurit Azem Bajrami, pasi që ky i fundit nëpërmjet Leonard Hoxhajt, ka kërkuar shumën prej 5 mijë eurove, me qëllim që t’i lejoj të pandehurit Pren Krasniqi, shfrytëzimin e aseteve të KEK-ut, duke shpërndarë rrjetin e internetit nëpër shtyllat e KEK-ut, në fshatrat e komunës së Gjakovës.