MUNGON DËSHMITARI, SHTYHET SEANCA NDAJ POLICIT HETUES TË DYSHUAR PËR KORRUPSION

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Seanca e paraparë të mbahet të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Imri Bajrami, nuk është mbajtur për shkak të mungesës së dëshmitarit Agron Zhitia.

Gjykatësja Valbona Musliu, ka njoftuar palët se dëshmitarit i është dërguar thirrja, mirëpo ka rezultuar se adresa është gabim. Gjykatësja tha se Gjykata do t’i dërgojë Policisë së Kosovës, urdhëresë për verifikimin e adresës së dëshmitarit Zhitia, ku më pas do të vazhdohet me këtë rast penal. Seanca e radhës u caktua më 26 korrik 2016.

I pandehuri Imri Bajrami, akuzohet se më 13 janar 2009, në cilësinë e policit hetues, ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, duke pranuar pesë mijë euro, të cilat Agron Zhitia ia kishte dhënë mikut të tij, tani të ndjerit Beqir Kastratit, për t’ia dorëzuar policit Imri Bajramit, i cili u kishte premtuar se ka mundësi për t’i ndihmuar Ismail Zhitisë, babait të Agronit, që ta liroj nga burgu. Pasi që i kishte marrë paratë, nuk ishte lajmëruar më dhe i ndjeri Beqir Kastrati e kishte lajmëruar në polici rastin dhe i njëjti ua kishte kthyer paratë.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë