MUNGON AVOKATI, SHTYHET SEANCA

Raporton: Erlina TAFA

Prishtinë – Vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor kundër të pandehurve Naim Llapashtica, Fatlum Rudari dhe Abaz Bajra ishte paraparë të mbahet hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, megjithatë është shtyrë si rezultat i mungesës së avokatit Ali Latifi. Kjo është hera e tretë më radhë që seanca shtyhet në këtë lëndë.

Kryetari i Trupit Gjykues, Faik Hoxha theksoi se avokati kishte parashtruar kërkesë me shkrim disa ditë më parë se nuk do mund të jetë prezent në seancë, meqë po të njejtën ditë në po të njejtën orë kishte një seancë tjetër.

Naim Lapashtica pretendohet të ketë shpërdorur pozitën e tij zyrtare si instruktor në Auto Shkollën “Dora”- Prishtinë në bazë të marrëveshjes paraprake me një person të panjohur në mënyrë që t’i ndihmojë tani të akuzuarve Fatlum Rudari dhe Abaz Bajra dhënien e provimit. Prokuroria pretendon se një gjë të tillë është ekzekutuar me vendosjen e mikrofonave dhe pajisjeve elektronike në trupin e kandidatëve në mënyrë që Lapashtica të mund t’ia diktojë përgjigjet. Ndërkaq Bajra dhe Rudari akuzohen për veprën penale Dhënia e ryshfetit. Seanca e ardhshme u caktua për 29 mars 2016.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë