Mungon avokati, shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për veprën penale ndotja e ambientit

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Seanca e paraparë të mbahej të premten në ora 13:00 në Gjykatën Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurit Zelqif Berisha i akuzuar për veprën penale “ndotja apo shkatërrimi i ambientit”, nuk u mbajt. Arsyeja e mosmbajtjes së seancës ishte sepse mbrojtësi i të akuzuarit Berisha, avokati i tij me autorizim Daut Rudi ndodhej në pushim dhe nuk mund të ishte prezent në seancë. Prandaj me kërkesën e të akuzuarit, i cili deklaroi se dëshiron që gjatë shqyrtimit gjyqësor të jetë prezent mbrojtesi i tij , gjyqtarja e çështjes Hysnije Gashi me aktvendim vendosi që seanca e së premtes të shtyhet për 21 shtator 2016 në ora 10:00.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i akuzuari Zelqir Berisha akuzohet për veprën penale “ndotja apo shkatërrimi i ambientit”, sepse më 21 maj 2012 në fshatin Mirosalë, Komuna Ferizaj, duke vepruar në kundërshtim me nenin 2 pika 2.1 të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, në atë mënyrë që pasa një kontrolli të bërë nga ana e komisionit të pavaruar për miniera dhe minerale, si përfaqësues i kompanisë “Union Comerce” SHPK, pa autorizim dhe pa leje ka bërë shfrytëzimin e materialit të lëndës minerale – rërë kuarcore, në sasi prej 7,109,34 metra kub.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë