Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca për korrupsion

Raporton: Adem KRASNIQI

Gjilan – Seanca fillestare e caktuar kundër të pandehurit Abdylatif Latifi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, u shty për shkak mungoi avokati i tij mbrojtës Mustafë Musa.

Gjykatësi Afrim Shala tha se nuk ka ndonjë arsyetim për mungesë të avokatit Musa, dhe si pasojë nuk ka kushte ligjore për vazhdimin e seancës. Seanca e radhës e shqyrtimit fillestar u caktua më 15 shtator 2016, në ora 13:00.

I pandehuri Abdylatif Latifi, si Drejtor Ekzekutiv në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Gjilanit, nga fillimi i vitit 2012 e deri në fund të vitit 2014, në vazhdimësi pa shpallje të tenderit apo shpalljes publike, ka lidhur kontratë mbi qiranë me qiramarrësin Ilir Selmani, për dhënien në shfrytëzim të sipërfaqes prej 40 metrave katror, e cila ka qenë në pronësi të spitalit, ku shuma e qerasë mujore ka qenë 500 euro. Në këtë mënyrë i pandehuri Latifi ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë