MUNGON AVOKATI I TË AKUZUARIT, SHTYHET  SEANCA PËR KORRUPSION

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit,të premten, është shtyrë seanca e caktuar për mbajtjen e fjalës përfundimtare ndaj të akuzuarit Agron Azemi. Seanca është shtyrë pasi mbrojtësi i të akzuarit, avokati Shemsedin Piraj mungoi dhe të njëjtën mungesë nuk e kishte arsyetuar.

I akuzuari Agron Azemi, në mungesë të mbrojtësit të tij kërkoi nga gjykata që seanca të shtyhet dhe njëjta të caktohet për një ditë tjetër. Seanca e ardhshme është caktuar për 1 maj 2016, në ora 9:00.

Ky proces gjyqësor zhvillohet në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ku i akuzuari Agron Azemi ngarkohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas pretendimit të prokurorisë, i akuzuari Azemi, më 15 korrik 2015, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar me qëllim që vetes ti sjellë dobi të kundërligjshme pasurore,me dashje kishte hyrë në lokalin” Phonebok”, pronë e të dëmtuarit Flamur Ibrahimi ku ishte prezentuar si zyrtar policor dhe të njëjtin e kishte vënë në lajthitje dhe ja kishte marrë shumën prej 150.00 eurove. Ndërsa një ditë më vonë, kishte hyrë në lokalin “ Phonebok 2”, pronë e të dëmtuarit Besnik Ibrahimi ku është prezentuar si zyrtar policor dhe të njëjtin e kishte vënë në lajthitje dhe ja kishte marrë shumën prej 120.00 eurove. Gjithashtu, më 14 korrik 2015 i akuzuari kishte hyrë në lokalin “T-Mobile Niki”, pronë e të dëmtuarit Fisnik Ibrahimi ku ishte prezantuar si zyrtar policor dhe të njëjtin e ka vënë në lajthitje, duke  i marrë një telefon në vlerë prej 170.00 euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë