Mungojnë të pandehurit, dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për vjedhjen e tre palë farmerkave

3
Author

Raporton: Djellza ZYHRANI

Prill 8, 2021

Mitrovicë – Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar e paraparë të enjten, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndaj të pandehurve Nehat Feka dhe Ardijan Kurti, për veprën penale vjedhja.

Shkak për dështimin e kësaj seance ka qenë mungesa e të pandehurve Feka dhe Kurti, të cilët sipas gjykatëses Branka Semenov, ka deklaruar se nuk ka fakte se janë thirrur në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në sallë të gjykimit prezent ishte prokurorja Sllavica Marviq.

Gjykatësja Semenov, në mungesë të kushteve ligjore, e ka shtyrë seancën për 28 prill 2021, në ora 10:00.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 27 janar 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Nehat Feka dhe Ardijan Kurti.

Sipas aktakuzës, të pandehurit më 14 tetor 2020, dhe më 3 nëntor 2020, në qendrën tregtare “ETC”, Mitrovicë më qëllim që të përfitojnë interesin e kundërligjshëm kishin marrë sendin e huaj nga e dëmtuara qendra tregtare “ETC”, në mënyrë që paraprakisht më 14 tetor 2020, kishin hyrë në qendrën tregtare dhe kishin marrë farmerka, kanë zhvesh të vjetrat dhe i kishin vendosur në raftin e tyre, pas kësaj ishin larguar nga qendra duke mos paguar. Në mënyrën e njëjtë më 3 nëntor 2020, në qendrën e njëjtë tregtare kishin hyrë se bashku i kishin marr tri palë farmerka të reja dhe i kishin veshur, në vlera totale 80 euro, pas kësaj kishin dal nga qendra tregtare që kishin regjistruar edhe kamerat e sigurisë në qendrën tregtare ETC, punëtori i sigurimit i kishte njohur dhe i kishte lajmëruar Policinë.

Më këtë, ata akuzohen së kanë kryer veprën penale “vjedhja”, nga neni 313 paragrafi.1 në bashkëkryerje në bazë të nenit 31 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi