Mungojnë palët ndërgjyqëse, konsiderohet e tërhequr padia për rimbursim dëmi

2 GJ.TH (3)
Author

Raporton: Valentina SHAHINI – GRAJҪEVCI

Nëntor 19, 2020

Prishtinë –  Konsiderohet e tërhequr padia e kompania së sigurimeve “Illyria”, me të cilën e ka paditur Modesta Imeri, për rimbirsimin e dëmit në vlerë prej 480 euro.

Një vendim i tillë është marrë të enjten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Gjykatësja e rastit, Hidajte Gashi ka konstatuar se pala paditëse ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt, por nuk ka prezantuar dhe mungesën nuk e ka arsyetuar.

Ndërsa, për të paditurën gjykatësja Gashi ka thënë se e njëjta ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt, por nuk ka prezantuar dhe mungesën nuk e ka arsyetuar.

Andaj, gjykatësja Gashi komfort dispozitave të LPK-së me vendim e ka konsideruar të tërhequr padinë e paditëses kompania së sigurimeve “Illyria”, kundër të paditurës Imeri.

Gjykatësja Gashi ka thëne se ky aktvendim do të pason me aktvendim të arsyetuar nga gjykata.

Ndryshe, sipas padisë të ushtruar më 22 korrik 2015, e kompania së sigurimeve “Illyria ka kërkuar nga e paditura Imeri, rimbuirsimin e dëmit të shkaktuar në aksidentit komunikacioni.

Në padi thuhet se 26 shtator 2014, në Prishtinë, me veturën e saj, kishte goditur një veturë të tipit Golf, e në ç‘rast kishte shkaktuar aksident komunikacioni.

Në padi thuhet se, në momentin e aksidentit e paditura kishte qenë pa patentë shofer.

Bazuar në padi, e dëmtuara nga ky aksidentit kishte kërkuar kompensim dëmi, dhe paditësja të njëjtën e kishte zhdëmtuar.

Pas kësaj, siç thuhet në padi paditësja kishte kërkuar nga e paditura që ta rimbursoj dëmin, por kjo e fundit nuk e kishte rimbursuar.

Prandaj, mbi këtë bazë paditësja po kërkon nga gjykata që padia të aprovohet si e bazuar dhe të detyrohet e paditura ta rimbursoj dëmin e shkaktuar në aksident komunikacioni në shumë prej 480 euro, me kamat ligjore. /BetimipërDrejtësi