MUNGOJNË DY TË AKUZUARIT, SHTYHET SEANCA, GJYKATA URDHËRON SJELLEN ME DHUNË

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan, të hënën, ishte paraparë të mbahet shqyrtimi gjyqësor kundër të akuzuarve Afrim Kurdiut, Ardian Xhaferit, Besim Tahiri dhe Armend Sherifi, mirëpo e njëjta është shtyrë për shkak të mos paraqitjes Ardian Xhaferit dhe Afrim Kurdiut, edhe pse ishin të ftuar në mënyrë të rregullt, ndërsa nuk e kanë arsyetuar mos ardhjen e tyre. Për shkak të  kësaj mos përfillje të gjykatës, trupi gjykues mori aktvendim që në seance tjetër dy të akuzuarit të sjellen me dhunë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Kurdiu, Xhaferi, Besim Tahiri dhe Armend Sherifi, akuzohen se pa autorizim kanë mbajtur në pronësi në kontroll në posedim armë të zjarrit dhe më 15 maj 2010, në Gjilan në restorantin “California” i kanë përdorur me qëllim të friksimit dhe kërcënimit, duke ja drejtuar të dëmtuarit Burim Rudhanit.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë