Mungojnë dy të akuzuar, shtyhet seanca ndaj të dyshuarve për korrupsion, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje

Raporton: Gzim SHALA

Prishtinë – Mungesa e të pandehurve Ersin Bushra dhe Ramadan Rukovci ka bërë që të shtyhet seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gjyqtari Arben Hoti ka bërë me dije se nuk kanë ardhur fletë kthesat, dhe gjykata do ti ftojë të njëjtit përsëri. I njëjti  bëri thirrje që të mos prolongohet kjo lëndë, dhe në rast të zvarritjes, palët në seancë do të sigurohen sipas dispozitave ligjore.

Avokati dhe Prokurorja e Shtetit Merushe Llugiqi u pajtuan që në lidhje me kundërshtimet, të vendoset jasht seancës gjyqësore. Gjyqtari Arben Hoti tha se nëse në këtë mënyrë aktakuza merrë formën e prerë, do të vazhdohet direkt në shqyrtim gjyqësorë.

Sipas aktakuzës, Selman Krasniqi dhe Bahtijar Sallahu, akuzohen se derisa ishin duke punuar në Komunën e Prishtinës në pozitën e zyrtarit të gjendjet civile, kanë shfrytëzuar detyrat dhe autoritetin zyrtar, me qëllim përfitimi për të pandehurin Tefik Vitija. Në këtë mënyrë, Krasniqi dhe Sallahu kanë bashkëpunuar ngushtë në mes vete dhe të pandehurit Vitija, në atë mënyrë që këtij të fundit i kanë siguruar dokumenta zyrtarë blanko. Këta dokumenta janë plotësuar më pas sipas nevojave të klientëve, dhe të njëjtin janë përdorur si origjinalë. Nazmi Luta, Ersin Bushra dhe Ramadan Rukovci akuzohen se kanë shërbyer si ndërmjetësues për gjetjen e klientëve për të pandehurin Tefik Vitija. Në këtë mënyrë, të njëjtit në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Po ashtu, Tefik Avdiu akuzohet për kryerje të veprës penale “mashtrim”, Selman Krasniqi për “falsifikim të dokumenteve” dhe Ersin Bushra për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë