MUNGOJNË DËSHMITARËT, ZVARRITET PROCESI GJYQËSOR NDAJ ZYRTARIT TË FERRONIKELIT

Raporton: Bukurezë SURDULLI

Prishtinë – Seanca gjyqësore e paraparë të mbahej të enjtën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj zyrtarit të kompanisë “NewCo Ferronikeli” Nasuf Mjekiqit, i akuzuar për marrje të ryshfetit është shtyre për shkak të mungesës së të dëmtuarit Mentor Avdiu dhe dëshmitarit Selatin Bllaca.

Si dëshmitar i mbrojtjes në këtë seancë, kishte ardhur Arben Rrustemi, por të njejtin gjykata e njoftoj që propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e tij ende nuk është aprovuar. Poashtu, kryetarja e trupit gjykues Nora Bllaca njoftoi se dëshmitari i mbrojtjes nuk mund të dëgjohet para dëshmitarëve të propozuar në aktakuzë. Rrustemi deklaroj që është thirrur me një numër të telefonit nga gjykata për të ardhur në cilësinë e dëshmitarit por një gjë të tillë u mohua nga trupi gjykues. Në këtë seancë gjykatësja Nora Bllaca njofoi që sipas një raporti të policisë që daton nga viti i kaluar dëshmitari Selatin Bllaca gjendet në Gjermani. Lidhur me këtë prokurorja Besa Krajku propozoi që gjykata të kërkoj edhe një herë informatë nga Policia e Kosovës rreth vendndodhjes së dëshmitarit dhe të dëmtuarit. Ky propozim u aprovua nga ana e gjykatës dhe seanca e rradhës do të mbahet me datë 27 prill 2016.

Gjykata po ashtu në seancën e kaluar të mbajtur me 8 shkrut 2016, ka lëshuar urdhëresë që të siguroj informata nga Policia e Kosovës në Podujevë për Mentor Avdiun si dhe ka lëshuar urdhëresë për sjelljen e Selatin Bllacës, por sipas gjyqtares Bllaca, Stacioni Policor nuk ka vepruar sipas urdhëresës.

Deri më tani për këtë rast nuk ka arritur të dëgjohet asnjë dëshmitar dhe as të shqyrtohen provat e prorpozuara si pasojë e mungesës së të dëmtuarit, i cili është poashtu i thirrur edhe si dëshmitar, Mentor Avdiut, dhe dëshmitarit tjetër Selatin Bllacës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Komunale të atëhershme, Nasuf Mjekiqi akuzohet në cilësinë e Koordinatorit të Minierave në NewCo Ferronikel për marrje ryshfeti. Prokuroria pretendon që ai ka kërkuar si ryshfet një veturë nga i dëmtuari Mentor Avdiu, i cili ja kishte blerë Mjekiqit veturën në vlerë prej 6000 euro. Në përshkrimin e aktakuzës thuhet që ky ryshfet u kërkua nga i akuzuari si kusht për realizimin e një kontrate që i dëmtuari kishte lidhur me kompaninë “New Co Ferronikeli”. Kjo kontratë kishte të bënte me marrjen e të gjitha mbeturinave të mbetura në Minierën e Ferronikelit që nuk i nevojiten kësaj kompanie.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë