MUNGOJNË DËSHMITARËT DHE I AKUZUARI PËR KORRUPSION, SHTYHET SEANCA PËR KOHË TË PA CAKTUAR

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Për shkak të mungesës së Agim Thaçit, i akuzuar për përvetësim të detyrës zyrtare, të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nuk është mbajtur seanca ndaj tij. E njëjta u shty në kohë të pa caktuar.

Në këtë seancë ka qenë e paraparë edhe marrja në pyetje e dëshmitarëve Mehdi Bytyçi dhe Burim Bytyçi të cilët nuk u paraqiten në gjykatë. Për të njëjtit gjykatësi Faik Hoxha tha se është lëshuar urdhëresë për sjellje në seancë mirëpo nga policia nuk kanë pranuar asnjë përgjigje.

Prokuroria pretendon se i akuzuari Thaçi në cilësisë e depoistit në firmën “Fredi Generators”  me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore si dhe pa dijeninë e pronarit – tani të dëmtuarit Anton Gjinaj kishte marrë nga depoja e kësaj firme një gjenerator, të cilin e kishte ngarkuar në një kamionetë dhe e kishte dërguar në fshatin Dugajevë të Komunës së Klinës. Sipas prokurorisë të dëmtuarit Gjinaj i është shkaktuar dëmi prej 11.000 eurosh.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë