MUNGESA E GJYQTARES SHTYN SEANCËN PËR KORRUPSION

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren- Udhëtimi i kryetares së trupit gjykues në rastin kundër të akuzuarit Ilaz Kapllani, ka pamundësuar mbajtjen e seancës për këtë rast. Gjyqtarja, Ajser Skenderi, ka njoftuar se ka udhëtuar zyrtarisht për në Shqipëri, për të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët, në të cilën do të bisedohen praktikat e konfiskimit të pasurisë së paligjshme.

Në këto rrethana, seanca e paraparë të mbahej të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, është shtyrë për datën 1 qershor 2016.

Më datën 17 qershor të viti 2015, Prokuroria Themelore në Prizren, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Ilaz Kapllani, me arsyetimin se i njëjti kishte kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Kallpani akuzohet se me datën 28.03.2014, rreth orës 23:00, duke qenë në orar të punës si zyrtar doganor, me qëllim të përfitimit material për vete, i mundëson të dëmtuarit V.G. që të kalojë kontrollin doganor të mallrave që kishte në automjetin e tij “Transporter – Pick-up” dhe në vend të pagesës për doganën e mallrave të përcaktuar me ligj, ai në emër të doganës i kërkon atij shumën e parave prej 165 Euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë