Mosofrimi i poentimit për Kryeprokuror të Shtetit, Krasniqi: U është ofruar OJQ-ve gjatë intevistimit

Raporton: Elsa KOLLQAKU

Prishtinë – Valdrin Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), tha se poentimi për Kryeprokuror të Shtetit iu është ofruar shoqërisë civile gjatë intevistimit.

Këtë deklarim, Krasniqi e bëri në “Tempus” të KTV-së, kur u pyet lidhur me atë se përse nuk i ka ofruar shoqërisë civile qasje në poentim rreth procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurort të Shtetit, por këtë detyrohet ta bëjë vetëm pasi është detyruar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP).

“Ne e kemi dhënë për pjesmarrësit në proces, për shoqërinë civile, të gjitha shoqëritë cilvile që monitorojnë, përcjellin sistemin prokurorial dhe procesin për Kryeprokurorin e Shtetit, kanë pasur qasje”, tha Krasnqi.

Ai shtoi se çdo arsyetim, çdo pjesë e fletëpoentimit që kanë qenë 4 pjesë, në të 4-ën pjesë janë ndalur, pasi që vet komisioni ka pasur nevojë me trajtu çdo rresht të arsyetimit që është bërë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë