MOHON FAJËSINË I AKUZUARI PËR KORRUPSION

Raporton: Valdet HAJDINI

Gjilan – Bozhidar Dejanoviq, i akuzuar për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar’, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën ka mohuar kryerjen e kësaj vepre penale.  Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit të rastit Shaban Spahiu, dhe njoftimit me të drejtat e tij nga ana e gjyqtarit Afrim Shala, i akuzuari Bozhidar Dejanoviq deklaroi se nuk ndjehet fajtor dhe se nuk e ka kryer veprën penale.

Me këtë rast, Gjyqtari Shala e informoi mbrojtjen se deri me datë 30 maj 2016 kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për hudhje të aktakuzës, kërkesë për kundërshtim të provave apo kërkesë për propozim të dëshmitarëve.

Sipas pretendimit të prokurorisë, i pandehuri Bozhidar Dejanoviq në cilësi të personit zyrtar-Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike-Ekonomike në Vërbovc, Komuna e Kllokotit, me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër, me dashje nuk ka kryer detyrat ligjore, duke u mundësuar tre mësimdhënësve realizimin e të ardhurave mujore. Sipas prokurorisë, i njejti ka qenë në dijeni se këta mësimdhënës nuk kanë mbajtur asnjë orë mësimore për periudhën janar 2013 deri shkurt 2014, ashtu siç kanë qenë të obliguar sipas kontratës së punës. Me këto veprime i pandehuri i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Komunës së Kllokotit në vlerë prej 7.286,24 euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë