Mohon fajësinë e akuzuara për dhunë ndaj bashkëshortit dhe djalit të tyre

Foto 1
Author

Raporton: Egzon HALILI

Nëntor 20, 2020

Vushtrri – Në seancën e mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, është deklaruar e pafajshme akuzuara për dhunë në familje, B.M.

Pasi që është lexuar aktakuza nga prokurorja Jelena Marjanoviq, e akuzuara B.M. nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, gjykatësi Agron Maxhuni e ka njoftuar atë se në afat brenda 15 ditësh ka të drejtë të paraqesë kundërshtimet për provat që gjenden në aktakuzë, si dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 3 nëntor 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj B.M. për veprën penale “dhunë në familje”, nga neni 248, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Ajo akuzohet se më 23 mars 2020, në Komunën e Vushtrrisë, në oborrin e shtëpisë familjare, ka kryer dhunën ose keqtrajtimin fizik dhe psikologjik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare, përkatësisht ndaj të dëmtuarve, anëtareve të familjes, bashkëshortit E.M. dhe djalit të mitur, ashtu që ditën e cekur, pa kurrfarë arsye, pas mosmarrëveshjes së mëparshme dhe grindjes me bashkëshortin, i sulmon fizikisht të dëmtuarit dhe i godet me duar e këmbë, bashkëshortin dhe fëmiun e mitur, të cilët më pas dërgohen tek oborri në Spitalin e Vushtrrisë, ku ekziston dhe raportin mjekësor.

Prandaj, në aktakuzë thuhet se për shkak të sjelljes së të akuzuarës dhe për shkak të sigurisë i dëmtuari E.M. e denoncon rastin në Stacionin Policor në Vushtrri. /BetimipërDrejtësi