Mitrovicasi raporton në polici se ia vodhën 1 mijë euro nga llogaria bankare
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Mitrovicë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person ka raportuar se dikush ia ka vjedhur 1 mijë euro nga llogaria bankare.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se viktima dyshon se vjedhjen e ka bërë një person që ia kishte dhënë veturën për regjistrim, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Policia njofton se rasti ka ndodhur më 3 qershor dhe i njëjti është cilësuar si “Hyrje në sistemet kompjuterike”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i janë vjedhur 1000 € nga llogaria bankare dhe se viktima dyshon në një mashkull kosovar të cilit i kishte dhënë veturën për regjistrim ku ishte edhe kuleta me dokumente”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë