Miratohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Raporton: “Betim për Drejtësi”

Prishtinë- Kuvendi i Kosovë në seancën plenare të mbajtur të enjten, ka miratutar në lexim të dytë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Përmes një komunikate për medie, Ministria e Drejtësisë (MD) thekson se përmes këtyre ndryshimeve, KPK do të ketë përbërje të balancuar në pajtim me standardet ndërkombëtare të konfirmuara nga Komisioni i Venecias, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Po ashtu, Ligji i ri për Këshillin Prokurorial do të mundësojë që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, i Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe i kryeprokurorëve të prokurorive do të jetë transparent, i bazuar në kritere të qarta dhe po ashtu i bazuar në meritë”, thuhet tutje.

Sipas MD-së, këto ndryshime do të mundësojnë që Këshilli Prokurorial, por edhe sistemi prokurorial në tërësi t’i realizojnë përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

“Reformat në drejtësi do të vazhdojnë, ato janë parakusht për sistem efikas, transparent dhe llogaridhënës të drejtësisë”, thuhet tutje. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë