Ministrja Haxhiu pret në takim u.d të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, diskutojnë për opinionin e Komisionit të Venecias

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur të mërkurën në takim u.d të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga MD, ku thuhet se Haxhiu dhe Kelmendi shprehën mendimet e tyre lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në këtë takim diskutuan lidhur me reformën në drejtësi, shprehën mendimet e tyre pas opinionit të Komisionit të Venecias dhe u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit dhe takimeve edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë