Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni i policisë që u zhvillua mëngjjesin e së mërkurës ishte i suksesshëm, pasi u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se pas konfiskimit të aparateve për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet ilegale dhe arrestimet po vazhdojnë.
Postimi i plotë:
“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.
Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente“.
Ndryshe, rrënimin e objekteve pa leje të kazinove në këtë vend e konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” edhe shefi i Inspektoratit në Kamenicë, Lirdon Beqiri. /BetimipërDrejtësi