MIFTARAJ: RREGULLORJA PËR PËRZGJEDHJEN E EKSPERTËVE GJYQËSOR, KA VËNDOSUR LIMITE TË PAPRANUESHME
“Betimi për Drejtësi”
Ehat Miftaraj, hulumtuesi i lartë në “Instituti i Kosovës për Drejtësi”, përmendi edhe mangësitë që ky institut ka gjetur në Rregulloren për Caktimin e Ekspertëve Gjyqësor. Këto parregullësi, sipas tij kanë të bëjnë me limitet që u janë vënë personave juridik që të përzgjedhen si ekspert. Një gjë e tillë u kundërshtua nga anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Agim Maliqi, sipas të cilët nuk është e vërtetë që kjo rregullore ka caktuar limite. Ndiqni deklarimet e tyre.