Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se sipas konkluzioneve të Komisionit të Venecias, ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duhet të shkruhet prej zeros.
“Ministrja i lexoi një pjesë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por që nëse i lexojmë konkluzionet dhe rekomandimet që i ka gjet Komisioni i Venecias, mund të themi që ky ligj duhet me u rishkru prej zeros, sepse do të thotë që çdo pjesë ka probleme serioze, të cilat jo vetëm që i cenojnë të drejtat e njeriut, por e cenojnë sigurinë juridike ose me fjalë të tjera, mënyrën se si është propozu, nuk është garancë se ka me sjellë rezultat”, tha Miftaraj në “Tempus” të KTV-së.
Sipas tij, Komisioni i Venecias thotë që ky ligj duhet të bëhet në harmoni të plotë me Kushtetutën e standardet ndërkombëtare, të cilat janë të aplikueshme në Kosovë, me thekst të veçantë praktikën e Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. /BetimipërDrejtësi