Mesazhi i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të aktiviteteve për Javën Kundër Korrupsionit 2020 (Video)

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni mesazhin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të aktiviteteve për Javën Kundër Korrupsionit 2020, në tre gjuhë.

Java Kundër-Korrupsion 2020 i dedikohet transparencës dhe llogaridhënies në komunat në Kosovë. Me këtë rast, kryetarët e komunave në Kosovë u drejtohen qytetarëve me ftesë për pjesëmarrje në procesin e vendimmarrjes dhe monitorimin e prokurimit publik.

Kjo video është përgatitur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO) me mbështetjen e USAID përmes aktivitetit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse. Qëndrimet e autorit të shprehura në këtë video nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) apo qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Mesazhi në gjuhën shqipe: https://www.youtube.com/watch?v=NjVTuBWzGfo

Message in English: https://www.youtube.com/watch?v=m6INgOrQu2M

Poruka na srpskom jeziku: https://www.youtube.com/watch?v=Su7i238s7Fk

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë