MEHDI UGZMAJLI SHPALLET I PAFAJSHËM PËR FALSIFIKIM

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Mehdi Ugzmajli është shpallur i pafajshëm për veprën penale “falsifikim i dokumenteve zyrtare”. Shpallja e aktgjykimit ndaj Ugzmajlit është bërë, të enjtën, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, nga kryetari i trupit gjykues Musa Konxheli. Kundër këtij aktgjykimi, palët u njoftuan se kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Sipas pikës 1 të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Mehdi Ugzmajli akuzohej se në prej vitit 2003-2010, si person zyrtar në Zyrën Kadastrale në Ferizaj, ka regjistruar informata të rreme në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme në atë mënyrë që në regjistrin e ndërrimeve të Zyrës Kadastrale Nekodim ka regjistruar në emrin e Nazmi Blenishtit edhe pse e ka ditur se ngastra është pronë e Vida Gjorgjeviq, kurse në po të njëjtin vit në regjistrin e ndërrimeve e ka regjistruar në emër të Islam Blenishtit  në regjistrin e ndërrimeve ngastrën e ka regjistruar në emër të Nazmi Blenishtit  në bazë të kontratës mbi shit-blerje, kurse një pjesë të kësaj ngastre e ka regjistruar në emër të Xh.Blenishtit në bazë të kontratës mbi faljen, ndërkaq një pjesë tjetër e ka regjistruar në emër të Nazmi Blenishtit edhe pse e ka ditur se të gjitha veprimet juridike lidhur me këto regjistrime i përkasin ngastrës kadastrale nr.402/06 Zyra Kadastrale Nekodim.

Ndërsa në pikën dy të aktakuzës i akuzuari Mehdi Ugzmajli akuzohej, se gjatë vitit 2012 si person zyrtar në Zyrën Kadastrale në Ferizaj në shkresën zyrtare në emër të drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi të Komunës së Ferizajt, për verifikimin e historiatit të ngastrës 402/10 ka shënuar informacionin e rremë, të cilat i ka vërtetuar me nënshkrimin dhe vulën zyrtare për ngastrën në fjalë e cila shkresë i’u është dorëzuar Prokurorisë Komunale në Ferizaj, në çështjen penale kundër të pandehurit Nazmi Blenishti  edhe pse e ka ditur se këto shënime i përkasin ngastrës kadastrale nr.402/6.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë