Me urdhëresë të gjykatës arrestohet një person në Han të Elezit, dërgohet në vuajtje të dënimit

Arrestim (4)
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Maj 22, 2020

Hani i ElezitNë bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar një person në Han të Elezit, i cili më pas u dërgua në vuajtje të dënimit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se arrestimi ka ndodhur të enjten, rreth orës 15:00, në rrugën “Ali Beqa”.

“Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.

Mirëpo, PK nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me identitetin e personit të arrestuar, veprimet e tij për të cilat atij i është shqiptuar dënimi, apo edhe kohëzgjatjen e vuajtjes së dënimit. /BetimipërDrejtësi