Me urdhëresë të gjykatës arrestohet nga policia, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia
Author

Raporton: Blerim JAKUPI

Korrik 27, 2020

Gjilan – Në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Gjilan, është arrestuar një person i cili më pastaj është dërguar në vuajtje të dënimit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, arrestimi i këtij personi është bërë të shtunën në ora 21:00, në Gjilan.

Mirëpo, Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me identitetin e personit të arrestuar, veprimet e tij për të cilat atij i është shqiptuar dënimi, apo edhe kohëzgjatjen e vuajtjes së dënimit. /BetimipërDrejtësi