ME KËRKESË TË AVOKATIT MBROJTËS, SHTYHET SEANCA KUNDËR VALDET BERISHA-ZYRTAR I GJENDJES CIVILE NË FSHATIN JASHANICË, KOMUNA E KLINËS

Raporton: Valdet HAJDINI

Pejë – Me kërkesë të avokatit mbrojtës Ndrecë Dodaj, është shtyrë seanca gjyqësore kundër të pandehurit Valdet Berisha, i akuzuar për veprën penale ‘falsifikim i dokumentit zyrtar’.

Në seancën e paraparë për t’u mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Pejë, gjykatësja Lumturije Muhaxheri njoftoi se avokati mbrojtës Ndrecë Dodaj me kohë ka parashtruar kërkesë për shtyerje të seancës, me arsyetimin se në datën dhe kohën e njejtë ka një gjykim tjetër dhe nuk mund të vijë në këtë gjykim.

Kjo seanca u caktua të mbahet më 3 gusht 2016, në ora 10.00.

Të akuzuarit Valdet Berisha më 21 prill 2016 i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa pas vendimit të Gjykatës së Apelit kjo masë i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak, deri më 21 korrik 2016.

Vlenë të theksohet fakti se i akuzuari Valdet Berisha dhe avokati mbrojtës Ndrecë Dodaj, me 22 qershor 2016 kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me prokurorin e çështjes Agim Kurmehaj.

Ndryshe, sipas pretendimit të prokurorisë i akuzuari Valdet Berisha në periudhën kohore 2013-2016, si zyrtar i gjendjes civile në Fsh. Jashanicë, KK Klinë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete. Këtë e bënë duke përpiluar dhe lëshuar ekstrakte të lindjes me përmbajtje të rreme, duke ndryshuar të dhënat e identitetit.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë