MBROJTJA KËRKON HUDHJEN E AKTAKUZËS PËR MARRJE RYSHFETI PËR MJEKUN ORHAN GAFURRI

Raporton: Bukurezë SURDULLI

Pejë – Mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Gafurri, avokati Gëzim Kollçaku, ka paraqitur para Gjykatës Themelore në Pejë, kundërshtimet lidhur me akuzën ndaj të mbrojturit të tij. I njëjti me anë të një shkrese ka kërkuar që kjo aktakuzë të hudhet sepse sipas tij nuk ka prova që dëshmojnë se Gafurri është fajtor. Kërkesa e mbrojtësit është kundështuar nga prokurorja e çështjes, Sahide Gashi.

Ndërkaq, sa i përket kundërshtimeve të mbrojtjes dhe qëndrimit të tij për hudhje të aktakuzës, Gjykata Themelore në Pejë do të vendosë në një afat të pacaktuar. Sipas kryetarit të vetëm të trupit gjykues, Sami Sharraxhiut, gjykata do t’i njoftoi palët për caktimin e shqyrtimit gjyqësor me kohë.

Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë, Orhan Gafurri ngarkohet me veprën penale “marrje e ryshfetit”. Sipas aktakuzës, Gafurri si mjek i oftamologjisë ka kërkuar dhe pranuar 150 mijë euro nga i dëmtuari Fazli Bajrami në mënyrë që të ta operoj atë.

I akuzuari Orhan Gafurri në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 18 maj 2016, nuk ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë