Mbrojtja e grave nga diskriminimi në punë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”.

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” ku është trajtuar tema “Mbrojtja e grave nga diskriminimi në punë”.

Tregu i punës, sidomos në Kosovë, është një sfidë e veçantë për gratë. Që nga fazat fillestare të përzgjedhjes së kandidatëve, tek pagat dhe trajtimi i përditshëm, e mbi të gjitha diskriminimi mbi bazë gjinore bën që në tregun e punës gratë të jenë dukshëm më pak të përfaqësuara sesa burrat.

Edhe pse korniza ligjore në Kosovë është e përafruar me ligjet dhe standardet e Bashkimit Evropian, ka ende disa ligje dhe direktiva që nuk janë përfshirë në legjislacionin tonë vendor.

Për më tepër, në aspektin praktik ka probleme të shumta dhe po ashtu ka edhe numër të konsiderueshëm të rasteve ku gratë ballafaqohen me shkelje të të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës. E veçanërisht tash, pas shfaqjes së pandemisë COVID-19.

Se për çfarë raste bëhet fjalë, si janë trajtuar këto dhe për të kuptuar më mirë rolin e institucioneve përgjegjëse në këtë fushë, ndiqni emisionin e plotë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë