Mblidhet përbërja e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Raporton: Arbelina DEDUSHAJ

Prishtinë,12 shkurt 2016 – Anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të premtën, kanë mbajtur takimin e parë nën udhëheqjen e kryesuesi i ri, Blerim Isufaj. Në këtë mbledhje, Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka zgjedhur Lavdim Krasniqin Drejtor të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial .

Kryesuesi Isufaj ka themeluar një Komision për gjetjen dhe raportimin e rasteve kur ka kërcënime ndaj prokurorëve. Në krye të këtij Komisioni u vendos që të jetë anëtari i KPK-së, Bahri Hyseni.

Në këtë takim, anëtaret e KPK-së kanë miratuar edhe Planin Strategjik 2016-2018, ndërsa kanë bërë edhe plotësim-ndryshimet e komisioneve të KPK-së, atij për Çështje Normative, i cili do të kryesohet nga Bahri Hyseni, si dhe anëtaret Deshirë Hysaj dhe Besim Kelmendi, për Buxhet, Financa e Personel, të kryesuar nga Zejnullah Gashi, Radica Milic dhe Haki Geci anëtarë.

Këshilli ka caktuar zëvendësanëtarët e Komisionit Disiplinorë, ku si zëvendëskryetar i këtij komisioni u zgjodh Haxhi Sinanaj, si dhe zëvendësanëtarë u zgjodhën Lulzim Sylejmani dhe Xhevdet Bislimi.

Në krye të Komisionit të ri për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, sërish ka mbetur kryetar Idain Ismailji, ndërsa anëtarë do të jenë Ikramije Bojaxhiu dhe Lulzim Sulejmani.

Në sistemin prokurorial do të ketë mundësi për kandidatë të ri për prokurorë, sepse Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për 22 prokurorë të ri për të gjitha Prokuroritë Themelore.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë