MBAHET SHQYRTIMI GJYQËSOR NDAJ TË AKUZUARIT PËR KORRUPSION

Raporton: Valdet HAJDINI

Pejë – Në Gjykatën në Themelore të Pejës, të hënën, para kryetarit të trupit gjykues Sami Sharraxhiu, është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor ndaj të akuzuarit Ervin Kastrati, i akuzuar për veprat penale ushtrim i ndikimit dhe falsifikim i dokumentit zyrtar.

Në fillim të shqyrtimit gjyqësor palët dhanë fjalën hyrëse, ku prokurorja e shtetit Sahide Gashi tha se i akuzuari Ervin Kastrati ka kryer veprat penale të përshkruara në aktakuzë. Një gjë e tillë sipas prokurores Gashi do të vërtetohet përmes ndëgjimit të dëshmitarëve të ftuar në këtë proces gjyqësor, por edhe pas administrimit të provave materiale.

Në anën tjetër, avokati mbrojtës Muharrem Hoti në fjalën hyrëse tha se aktakuza si e tillë nuk ka mbështetje në dispozitat ligjore. Tutje avokati Hoti tha se pas ndëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja dhe administrimit të provave, do të vërtetohet pafajësia e të akuzaurit.

Pas fjalëve hyrëse, shqyrtimi gjyqësor vazhdoi me procedurën e rpovave, ku në seancë u ftua dëshmitari Jetullah Rrustemi, i cili në pyetjen e prokurores Gashi se prej sa kohësh e njeh të akuzuarin Kastrati, dëshmitari tha se të akuzuarin e njeh vetëm nga ndodhja e këtij rasti. Në pyetjen e prokurores se si ka ndodhur rasti, dëshmitari rrahmani tha “Unë jam pronar i një seperacioni të zhavorit. Fillimisht, më është djegur trafoja e energjisë elektrike dhe unë kam ardhur në degën e KEDS-it në Pejë, për të pyetur për ndrrimin e trafos”. Tutje, dëshmitari Rrustemi tha se aty ishte takuar me të akuzuarin kastrati, i cili ishte prezentuar si menaxher i degës dhe i kishte thënë të vijë për një kafe, në një kafeteri përballë zyres së KEDS-it. “Kur kemi shkuar për të pirë kafe, unë i kam sqaruar problemin tim dhe nevojën për ndrrimin e trafos së energjisë elektrike, ndërsa ky më ka thënë se nevoiten 6.000,00 euro për ndrrimin, prej të cilave 3.000,00 euro duhet t’i jap unë, ndërsa tjerat KEDS-i”, shtoi dëshmitari. Në pyetjen tjetër të prokurores se ku i’a ka dhënë parat, dëshmitari tha se parat i’a ka dhënë në të njejtën kafe dhe brenda ditës. Tutje, dëshmitari tha se pasi i ka marr parat, i akuzuari më ka dhënë një faturë dhe më ka thënë se brenda javës do të më ndrrohet trafoja. Në pyetjen tjetër të prokurores se a i është ndrruar trafo nga KEDS-i, dëshmitari tha se vet e kishte blerë trafon, ndërsa pikërisht i akuzuari me ekipën e KEDS-it kishte ardhur për t’ia zëvendësuar. Në pyetjen e prokurores se çfarë u bë me parat që i’a kishte dhënë të akuzuarit, dëshmitari tha “Pasi më është ndrruar trafo, i kam telefonuar të akuzuarit dhe i kam thënë që me ato para të ma paguaj borxhin ndaj KEDS-it, ndërsa në një mëngjes ky më ka sjellur faturën me zero borxh, por atë ditë në mbrëmje më ka ardhur fatura nga KEDS-i me borxhin e pashlyer”.

Në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit Ervin Kastrai, avokatit Muharrem Hoti nëse ka qenë kjo hera e parë që i është djegur trafoja, dëshmitari tha se kjo ka qenë hera e parë dhe se më herët asnjë zyrtar i KEDS-it nuk kishte shkuar në seperacionin e tij”. Në pyetjen tjetër të avokatit Hoti se kur e ka takuar të akuzuarin, dëshmitari tha se e ka takuar në objektin e KEDS-it, i cili e kishte pasur edhe bexhin e KEDS-it dhe i ishte prezentuar si menaxher.

Në pyetjen e të akuzuarit Ervin Kastrati se sa para i’a kishte kthyer të dëmtuarit më pas, i dëmtuari tha se asnjë cent nuk ma i’a kishte kthyer, me përjashtim një herë dikush nga familjarët e të akuzuarit kishte shkuar në seperacion dhe kishte biseduar me vëllezërit e të dëmtuarit. “Ata kanë kërkuar që ne të tërheqim kallzimin penal ndaj të akuzuarit, ndërsa ne kemi pritur për një kohë, por parat kurr nuk janë kthyer” tha i akuzuari.

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit përfundoi kjo seancë, ndërsa seanca e ardhshme u caktua për datë 20 maj 2016, ku do të merren në pyetje dëshmitarë tjerë të ftuar nga prokuroria.

Ky shqyrtim gjyqësor po zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, ku sipas pretendimit të saj i akuzuari Ervin Kastrati me datë 22 maj 2014, ka ka pranuar përfitim në të holla për vete, që të ushtrojë ndikim mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, që brenda tri ditëve të siguroi një transformator, për çka i dëmtuari duhej të paguaj shumën prej 3.000,00 euro. Gjithashtu, me datë 19 gusht 2014, si person zyrtar i KEDS-it, në shkresat zyrtare shënon të dhëna të rreme, ku të dëmtuarit i lëshon fatura kinse i ka shlyer borxhin në tërësi, ndërsa i dëmtuari më vonë pranon faturën me borxhin e përgjithshëm 7.554,45 euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë