MBAHET SHQYRTIMI FILLESTAR NDAJ VAXHID MUSLIJIT, I AKUZUAR PËR KONTRABADIM TË MIGRANTËVE

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit, të enjtën, është  mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Vaxhid Musliji, i cili akuzohet se bërë kontrabandim të migrantëve.

I akuzuari Vaxhid Musliji nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilin akuzohet dhe nuk e ndin vetën fajtor.

Kryetari i trupit gjykues, Naser Maliqi, ka njoftuar të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij, avokatin Ramadan Leka, që në afat prej 15 ditësh kanë të drejtë ti paraqesin kësaj gjykate kundërshtimet e tyre rreth aktakuzës së Prokurorisë Speciale.

Në këtë faze të procedures avokati Maliqi ka kërkuar që t’i ndërprehet si masë më e rënd ngase sipas tij kanë pushuar shkaqet ligjore për të cilat ishte caktuar paraburgimi, si dhe ka garantuar dhe premtuar se bashkë me të akuzuarin nuk do ta pengojnë rrjedhën e procedurës penale dhe do t’i përgjigjen të gjitha ftesave të gjykatës. Të njëjtit gjykata ia ka konfiskuar pasaportën e udhëtimit dhe gjendet në dosjet e lëndës në Prokurori Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokurorja speciale, Merita Bina Rugova, nuk u pajtuar me propozimin e mbrojtësit dhe ka kërkuar që të refuzohet si e pa bazuar, sepse sipas saj, kundër të pandehurit ekzistojnë të gjitha shkaqet për vazhdimin e masës së paraburgimit. Prokurorja tha se fakti që të akuuarit i është konfiskuar pasaporta nuk është garancion i mjaftushëm për ndërprerjen  e masës  së paraburgimit, sepse i akuzuari ngarkohet me veprën penale kontrabandim i migrantëve, që sipas saj, do të thotë se nuk është problem që të arratiset edhe pa pasaport.

Vaxhid Musliji akuzohet se me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, gjatë disa viteve, deri në vitin 2014, kishte vepruar në grup me disa të pandehurë tjerë, duke u marrë me kontabandim të migrantëve.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë