MBAHET SHQYRTIMI FILLESTAR NDAJ DY POLICËVE TË AKUZUARVE PËR TRE PAKETA “MARLBORO” – RYSHFET

Raporton: Gëzim HASANI

Vushtrri – Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, të enjten, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve Blerim Rama dhe KenanHasan për marrje ryshfeti. Gjatë kësaj seance fillestare, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Sipas aktakuzës, Blerim Rama dhe Kenan Hasani akuzohen për marrje ryshfeti, më saktësisht të akuzuarit në cilësinë e zyrtarëve policor, gjatë patrullimit kanë ndalur veturën e vozitur nga Arbër Sylejmani ku për të mos e dënuar për shkelje ligjore të vozitjes së shpejtë, i kanë kërkuar atij tre paketa cigare të firmës “Marlboro”. Me atë rast të akuzuarit kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.

Gjykatësi Burim Ademi konstatoi se për këtë shqyrtim gjyqësor nuk do të mbahet shqyrtimi i dytë, por mbrojtësja Zena Verbovci që mbron të pandehurit Blerim Rama dhe Kenan Hasani në këtë rast pa mbrojtës, ka thënë se në afat prej 30 ditëve do të dërgojnë shkresën për ankesë drejt hudhjes së aktakuzës.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë