Mbahet shqyrtimi dytësor ndaj të akuzuarve për shmangie nga tatimi dhe shpërlarje parash, gjyqtari kërkon të bëhet ekspertiza financiare

Raporton: Adem KRASNIQI

Prishtinë – Në seancën e së enjtes, u mbaj shqyrtimi kryesor ndaj Besarta Hajdarit dhe Bujar Goxhulit, ku dha dëshminë e tij daja i të akuzuarit Goxhuli, Selim Bejta.

Dëshmitari Bejta tha se paratë që i kishte sjellë në Kosovë, ishin të ardhura nga puna në Zvicërr, ku kishte firmën për ndërtim të skelave.

Bejta, gjatë periudhës 2008-2013, i kishte sjellë në Kosovë vetë,pak nga pak, gati 2 milion franga zvicerane. Ai këto para ia kishte dhënë tani të akuzuarit, nipit të tij, Bujar Goxhulit që të bëjë këmbimin e tyre nga franga në euro.

Bejta tha se me këto para, ai i kishte ndërtuar katër shtëpi familjarëve të tij, si dhe gjashtë shtëpi për familje në nevojë. Tutje ai shtoi se arsyeja qe ia kishte dhënë Bujarit, nipit të tij këto para që ti depononte në bankë, ishte se gruaja e tij Besarta Hajdari kishte punuar në TEB bankë, dhe kësisoji të bënte më lehtë konvertimin nga franga në euro.

Pasi që palët nuk patën më pyetje, gjyqtari Valon Kurtaj tha se do të kërkon të bëhet një ekspertizë financiare duke u bazuar në shkresat e lëndës.

“Do të kërkohet një ekspertizë financiare, që ta dimë saktë, që këto mjete që kanë ardhur në Kosovë, a ishte dashur që të tatohen, dhe a ka pasur shpëlarje parash”, tha gjyqtari Kurtaj.

Kurtaj tha se palët do të njoftohen për vazhdimet e shqyrtimeve gjyqësore, pasi që të kryhet ekspertiza financiare.

Sipas aktakuzës, Bujar Goxhuli dhe gruaja e tij Besa Hajdari, gjatë periudhës mars 2002 – janar 2013, pas një plani të përbashkët, në bashkëkryerje kishin shmangur pagesën e tatimeve në shumën që tejkalon 15 mijë euro. Gjithashtu gjatë të njëjtës periudhë kohore, kanë marrë, pasur, konvertuar dhe transferuar përafërsisht 2.005.207 euro dhe 1.098.929 Franga Zvicerane.

 

 

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë