MBAHET SHQYRTIMI DYTËSOR, MBROJTJA E ZEKËS DHE HOXHËS KUNDËRSHTOJNË AKTAKUZËN

Raporton:Arbelina DEDUSHAJ

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë,të mërkurën, u mbajt shqyrtimi dytësor ndaj Rexhep Zekës, i akuzuar për veprën penale ”shmangje nga tatimi” dhe “pushtimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe Latif Hoxhës për veprat penale ”marrje e ryshfetit” dhe “asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Rexhep Zeka, avokati Skender Musa deklaroi se mbetet pranë kundërshtimeve të provave të dorëzuara me shkrim pranë gjykatës më 9 dhjetor 2014, për të cilin kundërshtim gjykata ende nuk ka marr nje vendim.

Po ashtu avokati Musa shtoi se sa i përket veprës penale “shmangje nga tatimi” e përfshirë në aktakuzë nuk qëndron, pasi sipas tij ekziston një marrëveshje në mes të të mbrojturit të tij Zeka dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), e cila marrëveshje rregullohet me ligj të veçantë dhe konsideron se prokuroria nuk e ka marrë parasysh këtë fakt, pasi kjo nuk mund të konsiderohet si vepër penale, pasi është vetëm një procedurë administrative.

Musa theksoi se ATK-ja ka dy komisione, njëri i shkallës së parë dhe tjetri i shkallës së dytë, ku pas ankesës së klientit të tij drejtuar të njëjtave lidhur me mbingarkimin me tatim, komisionet kishin vlerësuar se mund të lidhet marrëveshja, të cilën sipas tij Zeka e kishte pranuar se e kishte lidhur këtë marrëveshje. Po ashtu shtoi se dhe në rast kur kjo marrëveshje nuk arrihet, pala ka të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës Themelore, Departamentit të Përgjithshëm – Divizionit Fiskal.

Tutje avokati Musa deklaroi se për veprën  penale “pushtim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, i mbrojturi i tij kishte kontest civil në Gjyktën Themelore-Dega në Lipjan, pastaj në Gjykatën e Apelit që ka qenë nën administrimin e EULEX-it, ku theksoi se kanë arritur ta argumentojnë të kundërtën dhe si rezultat i kësaj lënda është kthyer në rigjykim.

Po ashtu theksoi se nuk ekziston asnjë veprim që çon në veprën penale ”pushtim i palujtshëm  i palujtshmërisë”, pasi sipas tij i mbrojturi i tij Rexhep Zeka është pronari dhe  poseduesi i vetëm i kësaj prone dhe kërkoi nga gjykata që ta hedh aktakuzën ,pasi e njëjta është e paqendrueshme në prova material.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Latif Hoxha,avokati Hasan Jashari deklaroi se si mbrojtës konsideron se deri në këtë fazë të procedurës penale nuk ka asnjë provë  që e bën dyshimin të bazuar mirë që i mbrojturi i tij t’i ketë kryer këto vepra penale.

Andaj kërkoi që në mungesë të provave gjykata ta hedh aktakuzën  dhe njëherit ta liroj nga përgjegjësia penale të mbrojturin e tij. Po ashtu theksoi se gjatë administrimit të provave do të vërtetohet pafajësia e klientit të tij.

Në këtë seancë dytësore të akuzuarit Rexhep Zeka dhe Latif  Hoxha i mbeeshteten kundërshtimet e të mbrojturve të tyre.

Prokurorja e shtetit Ferdane Sylejmani e kundërshtoi në tërësi  kundërshtimin e mbrojtësve të të akuzuarve,pasi sipas së njëjtës aktakuza është ngritur  duke u mbështetur në prova materiale të cilat edhe janë  propozuar si si të tilla. Po ashtu theksoi se dispozitivat e aktakuzës do të vërtetohen gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Gjykatësja Syzana Qerkini i lajmëroi palët në procedurë se lidhur me kundërshtimet do të merr një aktvendim me shkrim dhe pas këtij veprimi do të caktohet edhe  seanca e shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës së ngritur në mars të vitit 2013, nga prokurori Rrahim Podvorica, e cila aktakuzë tanimë përfaqësohet nga prokuroja Ferdane Sylejmani, i akuzuari Rexhep  Zeka, si pronar i kompanisë  “R-Galla”, e cila gjendet në afërsi të aerportit :Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë, në peridhën kohore prej 1 qershor 2005 deri me datën 31 dhjetor 2010, me qëllim që t’i shmanget pjesërisht tatimit me shumën prej 98.155,56 euro, tatimit mbi vlerën e shtuar në shumën prej 18.382,83 euro dhe tatimit në të ardhura të koorporatave në shumën prej 78.826,73 euro duke kryer kështu veprën penale”shmangia nga tatimi”

Po ashtu sipas aktakuzës, Zeka ka kryer edhe veprën penale”pushtimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, ku i njëjti vëllezërit e tij Beqir dhe Gani Zeka nuk i kishte lejuar të kenë qasje në objektin hoteliero-adminitrativ “R –Galla”, kështu duke e pushtuar në mënyrë të kundërligjshme 2/3 e pasurisë  së paluajtshme të cekur më lartë.

Sipas së njëjtës aktakuzë, i akuzuari Latif Hoxha në cilësinë e personit zyrtar, si referen për vërtetimin e nënshkrimeve,dorëzimeve dhe fotokopjimeve, pranë Kuvendit Komunal në Lipjan me datën 16 shtator 2010 për vërtetimin e fotokopjes së aktvendimit plotësues për leje ndërtimi të lëshuar nga Drejtorati për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit sipas kërkesës së Beqir Zekës, nga i cili kishte marrë ryshfet shumën prej 20 euro duke kryer kështu veprën penale “marrje e ryshfetit”

Po ashtu me datën 23 janar 2012, në momentin kur policët hetues shkojnë në zyrën e tij, në Kuvendin Komunal në Lipjan, për ta marrë kopjen e vërtetuar të kontratës së datës 23 tetor 2013, sipas së cilës vëllezërit Rexhep, Beqir dhe Gani  Zeka janë blerës të palujtshmërisë në vendin e quajtur Glozhanjë dhe duke e ditur se në regjistrat e vërtetimit është e kopja e pasaportës së Pranvera Rashiti, të njëjtën e kishte marrë nga arkivi dhe e kishte fshehur në xhepin e tij duke kryer kështu veprën penale “asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor”.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë