MBAHET SHQYRTIMI DYTËSOR KUNDËR TË AKUZUARIT PËR PËRVETËSIM TË DETYRËS ZYRTARE

Raporton: Gëzim HASANI

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjtën, u mbajt shqyrtimi i dytë kundër të akuzuarit Haxhi Haskaj, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në këtë seancë nuk ishte prezent avokati i të akuzuarit pasi që kishte edhe një tjetër seancë gjyqësore në procedim e sipër por konstatimin për hudhje të aktakuzës e kishte dërguar në gjykatë në formë shkrese më 23 mars 2016, një ditë para seancës.

I akuzuari Haxhi Haskaj u deklarua në lidhje me shkresën e avokatit të tij mbrojtës.”Për secilën nga provat e paraqitura nga ana e prokurorisë, kam kundërshtimin tim ku edhe do t`i paraqes provat, duke i bashkangjitur me shkresën e mbrojtësit tim për hudhje të aktakuzës. Ato besoj se do i përpiloj deri ditën e mërkurë të javës tjetër gjegjësisht më 30 mars 2016”. Gjykatësja e vetëm e trupit gjykues Valbona Selimaj pranoi kërkesën e të akuzuarit dhe morri aktvendim që seanca e radhs të mbahet më 8 prill 2016.

Sipas aktakuzës Haskaj akuzohet për veprën penale përvetësimi në detyrë, pasi kishte shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim që të përfitoj për vete dobi pasurore. Sipas prokurorisë, i akuzuari në cilësinë e gjeodetit kishte bërë ndarjen fizike të ngastrave për blerësit, më saktësisht, sipas fletave poseduese nga 18 parcela, 8 i kishte shitur duke përvetësuar kështu shumën rreth 315.000 marka gjermane dhe nuk ja kishte dhënë familjarëve të tani të ndjerit Popoviq Millovan Mirosllav, duke shkaktuar dëmin e lartëcekur.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë